13 Janar 2025

KS shqyrton raportin e Ban ki Moon për Kosovën

New York, 18 nëntor - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban ki Moon, mbi Kosovën.

Në raport, siç transmeton \"RTK\", Moon e cilëson si përgjithësisht të qetë gjendjen e sigurisë në vend, ndërkohë që ka vlerësuar hapat para në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në seancën e nesërme marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Moon sërish ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për përpjekjet e vazhdueshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE si dhe ka falënderuar për rolin e saj përfaqësuesen e lartë, Catherine Ashton.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën që do të mbajë në New York pritet të njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet tremujore, me një përqendrim në zgjedhjet lokale të vlerësuara të drejta dhe sipas standardeve, përjashtuar veriun të përfshirë me incidente, si dhe do të ritheksojë premtimin e gjithëpërfshirjes së të zgjedhurve në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)