KS miraton lirimin e parave të ngrira të Libisë

New York, 26 gusht - Këshilli i Sigurimit në Nju Jork ka vendosur të lirojë rreth 1 miliardë euro (1,5 miliardë dollarë) nga pasuria e ngrirë në bankat e huaja të regjimit të Gaddafit. Vendimi u morr nga presioni i SHBA-së. 
Me këto para Këshilli i Përkohshëm i kryengritësve do të financojë rindërtimin e Libisë dhe formimin e  një qeverie të përkohshme. 
Më parë grupi i kontaktit ndërkombëtar për Libinë gjatë një takimi në Stambollin turk i ishte drejtuar me një kërkesë përkatse Forumit më të lartë të OKB-së.   
















