14 Janar 2025

KS i OKB-së s\'e miraton rezolutën për Krimenë

Nju Jork, 15 mars - Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e miratoi projekt-rezolutën që bënte thirrje për të mos e njohur rezultatin e referendumit që do të mbahet nesër (e diel) në rajonin ukrainas të Krimesë. Rusia, siç pritej, votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi. 13 anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës.


Vendimi i Kinës për të mos ndjekur Rusinë dhe për të vënë veton mund të jetë tregues i një izolim të mëtejshëm të Moskës.


Referendumi i së dielës u jep banorëve të Krimesë vetëm dy zgjedhje: bashkimin me Rusinë ose forcimin e ndjeshëm të autonomisë së tyre brenda Ukrainës.


Një votim në favor të bashkimit me Rusinë shihet gjerësisht si rezultat i sigurt i referendumit në këtë rajon me shumicë rusishtfolëse të Detit të Zi, i cili ka shërbyer si strehë për marinën ruse që nga shekulli i 18.


Përpara votimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha se nuk ishte sekret që Moska do të votonte kundër rezolutës, për të cilën ai tha se bie në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare. (VOA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)