11 Janar 2025

KS diskuton raportin e Ban Ki Moon për Kosovën

New York, 21 mars - Sot në New York të pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojnë dhe debatojnë për raportin rreth zhvillimeve gjatë tre muajve në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, takim në të cilin do të marrin pjesë edhe krerët e qeverive të Kosovës dhe Serbisë. 

Takimi i cili prej gati trembëdhjetë vjet është rutinor, raportues administrativ, kësaj radhe bëhet më i rëndësishmë për shkak se vjen menjehere pas dialogut.

Raportohet se të dy liderët nga Brukseli janë nisur pikërisht drejt New York-ut me të njejten linjë.

Kryesuese e radhës si presidente e Këshillit të Sigurimit është Rusia, që është një nga rastet e rralla të seancave për Kosovën që është radha e Moskës të kryesojë takimin.

Edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesën e kryesuesit të radhës, do të marr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithëshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)