Kryetari Mustafa u takua me kryetarin e EPP, Joseph Daul
Bruksel, 25 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, dhe një delegacionion i LDK-së, po qëndrojnë në Bruksel, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, oraganizatë anëtare e të cilës është LDK-ja.
Delegacioni i LDK-së sot është pritur nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, me të cilën kanw biseduar për proceset politike në Kosovë.
Kryetari Mustafa e ka njoftuar z. Daul me ecurinë e procesit zgjedhor, me detajet e marrëveshjes së koalicionit të shumicës dhe me prioritetet qeverisëse të koalicionit.
Kryetari Mustafa është zotuar se koalicioni do të punojnë shumë për të cuar përpara porcesin e integrimit të Kosovës në strukturat evro-atlantike, se të luftojë me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se do ta ketë prioritet zhvillimin e ekonomik të vendit.
Z. Daul e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për procesin zgjedhor dhe i ka dhënë mbështetje atij dhe LDK-së në synimet politike dhe qeverisëse.