Kryetari Mustafa po qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin
Prishtinë , 19 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, i shoqëruar nga znj. Teuta Sahatqija, nënkryetare, Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm dhe Valon Halimi, Zyrtar ndërlidhës i LDK-së me Partinë Popullore Evropiane (PPE), po qëndron për një vizitë zyrtare disa ditore në Berlin të Gjermanisë, ku do të takohet me drejtues të lartë të Unionit Kristian-Demokratik (CDU), si dhe me zyrtarë të Bundestagut gjerman.
Sot delegacioni i LDK-së do të ketë takime në Bundestag me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashme nga radhët e CDU/CSU, Peter Beyer, Roderich Kiesewetter dhe z. Johann Vadephul.