14 Janar 2025

Kryetari Bahtiri u takua me presidentin Nishani

Tiranë, 2 mars - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pritur të dielën në takim nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.  Në takim u bisedua për gjendjen politike dhe ekonomike në Mitrovicë dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet insticioneve lokale të Shqipërisë dhe Kosovës. 


Presidenti Nishani u interesua për zhvillimet e fundit në Mitrovicë, pas zgjedhjeve të fundit lokale ku kanë marrë pjesë edhe komunat e banuara me serbë. Gjithashtu ai vlerësoi qasjen e udhëheqësve të insitucioneve kosovare karshi veriut, duke bërë që nëpërmjet dialogut t’i kthehet normaliteti edhe asaj pjese të vendit.


Në anën tjetër, kryetari Bahtiri, i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, e njoftoi presidetin Nishani me zhvillimet e fundit në Mitrovicë. Ai shfaqi besimin se me drejtuesit  e rinj të komunave të veriut do të gjejnë vullnet për bashkëpunim në mënyrë që bashkërisht të punojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve pa dallim etnik.


Në takim u bisedua edhe  për organizimin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, pas konfirmimit të vërtetësisë së eshtrave të tij nëpërmjet ADN-së.

Presidenti Nishani theksoi se kjo ceremoni duhet të organizohet në bashkëpunim ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.     

 
Për gatishmërinë dhe vullnetin për të ndihmuar sa i përket ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i heroit, Gazmend Boletini, i cili ishte i pranishëm në takim, falënderoi presidentin Nishani dhe kryetarin Bahtiri. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)