Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis viziton Kosovën
Prishtinë, 8 korrik - Kryesuesi i radhës i OSBE-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Audronius Azubalis do të vizitojë sot Prishtinën.
Ai do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe me Peshkopin Teodosije.
Ai gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar që shërbejnë në vendin tonë.