Kryenegociatori serb Stefanoviq sërish në Kosovë
Prishtinë, 3 qershor - Shefi i ekipit të Serbisë për dialogun me Kosovën Borko Stefanoviq po qëndron sot në pjesën veriore të Kosovës.
Sipërmarrësit serbë atje thanë se e kanë ndërprerë bllokadën e rrugës në Zubin Potok, në pritje të takimit me Stefanoviqin....
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, para pak çastesh, konfirmoi për Radio Kosovën se Stefanoviq ndodhet atje, por tha se sipas informatave të para, bëhet fjalë për vizitë private.
Sidoqoftë sipas Kelanit, policia do të veprojë sipas rregullave në fuqi për vizitat e zyrtarëve të Serbisë.