11 Janar 2025

Kryeminstri Thaçi takohet sot me kryeministrin serb Daçiç

Bruksel, 17 prill - Më ftesë të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton sot në Bruksel do të takohen sërish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç. 

KryeministriThaçi, para nisjes për në Bruksel ka thënë se udhëton për në Bruksel me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja për nomralizimin e marrdhënieve Kosovë-Serbi.

“Dua ta potencoj që me arritjen e marrëveshjes nuk do të fitojë vetëm Kosova, por edhe Serbia dhe i tërë rajoni. Do të jetë një lajm i mirë edhe për BE-në. Nëse ka marrëveshje do të krijohen kushtet edhe për zgjedhje të lira në veri të Kosovës, do të formohet asociacioni i komunave më shumicë serbe, por, pa ndonjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo ndonjë pushtet të tretë”, tha kryeministri Thaçi.

 Thaçi ka theskuar se shkon në Bruksel me të njëjtat pozicionime.

“Pozicioni i Kosovës është i qartë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standaret evropiane. Ne kemi prezantuar opinionet tona për domosdoshmërinë e shpërbërjes së strukturave paralele serbe në veri.\"

\"Edhe domosdoshmërinë për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në veri dhe do të punojmë maksimalisht që të kemi një sistem unik të drejtësisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe një sistem policor sipas standardeve dhe ligjeve të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se bisedimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishin opsioni më i mirë, por ai “nuk u konvenon disa fuqive të huaja”.

“Nëse Beogradi dhe Prishtina do t’i zgjidhnin të gjitha mosmarrëveshjet e tyre, roli i këtyre aktorëve si ndërmjetësues nuk do të ishte relevant. Ekzistojnë çështje, në të cilat serbët dhe shqiptarët kanë vërtet interesa të përbashkët, por disa ndërmjetësuesve ndërkombëtarë kjo nuk u pëlqen”, ka thënë Daçiç për televizionin “Russia Today”.

Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se Prishtina “do të pranojë propozimin e Beogradit” për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

“Kjo do të na siguronte zgjidhje të përkohshme, derisa të arrijmë në një vendim përfundimtar për statusin e Kosovës”, ka thënë Daçiç.

Autoritetet serbe duan që asociacioni i komunave serbe, i cili në Beograd njihet si “bashkësi”, të ketë kontrollin në gjyqësi, polici dhe planifikim hapësinor, por Prishtina zyrtare kundërshton fuqishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)