Kryeministri Thaçi viziton Shqipërinë
Tiranë, 6 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha.
Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.