Kryeministri Thaçi takohet me liderë të shumë shteteve
Kryeministri Thaçi në takim shfrytëzoi rastin ta falenderoj Kryeministrin Lamothe për njohjen që i bëri shteti i Haitit, shtetit të Kosovës.
Dy kryeministrat në takim bieduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy qeverive në shumë fusha, sidomos në fushën e edukimit.
Në takim ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Pierre Richard Casimir.
Në kuadër të vizitës në margjinat e Punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Kryeministri Thaçi sot edhe takoi Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos, në selinë e Kombeve të Bashkuara. Kryeministri Thaçi në takim ishte i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Në takim, Kryeministri Thaçi theksoi se Republika e Kosovës dhe Greqia kanë relacione në fushën e ekonomisë, tregtisë, edukimit dhe shkencës, të cilat relacione duhet të vazhdojnë të fuqizohen.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapjen e zyrës ekonomike tregtare ne Athinë, si hap të parë në formalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, gjë e cila do të jetë në dobi të ekonomise së dy shteteve.
Kryeministri Thaçi gjithashtu ripërsëriti kërkesën per formalizimin e pranimit të pasaportave të Kosovës si nevojë e domosdoshme për levizje të lirë dhe se ky akt do të ishte ne dobi te mirëbesimit reciprok.
Zëvendëskryeminitri Venizelos, theksoi se Greqia e përkrah agjendën e integrimeve Evropiane për gjithë rajonin, e gjithashtu edhe të Kosovës.
Thaçi vazhdoi agjendën e takimeve me burrshtetas të shteteve të ndryshme. Në këtë aspekt, Kryeministri Thaçi u takua me Kryeminstrin e Libise Ali Zeidan, në selinë e Kombeve te Bashkuara.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Kryeministrin Zeidan në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, dhe shoqerore në Kosovë. Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova ka qenë njëra ndër shtetet e para në rajon mbeshtetesë të pranverës Arabe. Qeveria e Kosovës mbeshtet përpjekjet e Libisë për tejkalimin sa më të shpejtë të tranzicionit neper të cilin po kalon.
Kryeministri Thaçi, informoi kryeministrin e Libise z. Zeidan se Kosova tanimë është e njohur nga shumica e vendeve anetare te OKB-se, dhe pozita e Kosoves nderkombëtarisht çdo ditë e më teper po fuqizohet.
Kosova gjithashtu është duke vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes te Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë, me c'rast është arritur marrëveshja ne prill te vitit 2013.
Kryeministri Thaçi ne takim e riperseriti kerkesën për njohjen e Kosovës nga shteti i Libisë. Gjate dites Kryeministri do te vazhdoje me takime te tjera me lidere te vendeve te ndryshme.
Po ashtu Kryeministri Thaçi, në një drekë pune sot në New York takoi edhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë kësaj dreke pune u diskutua për shumë çështje të interesit të përbashkët për të dy vendet, sidomos për agjendën e integrimit ne Bashkimin Evropian.
Gjithashtu gjatë takimit u bisedua edhe për projekte të përbashkëta, me interes reciprok për të dy shtetet.