Kryeministri Thaçi sot takon Hillary Clinton
Washington, 4 prill - Në vazhden e vizitës së tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri Hashim Thaçi pritet të takojë sot sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe Zëvëndespresidentin Joseph Biden.
Nderkaq takimi me presidentin Barack Obama pritet të mbahet të premten.
Ndërsa Kryeministri Thaçi do të udhëtojë edhe në New York, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe shefin e OKB-së, Ban Ki-moon.
Ndryshe me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dje ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.