10 Janar 2025

Kryeministri Thaçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Tanzania

New York, 25 shtator - Në vazhdim të qëndrimit në New York, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli kanë takuar ministrin e punëve të jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe.

Kryeministri Thaçi njoftoi ministrin Membe edhe njëherë me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova tashmë është shtet i konsoliduar që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare.

Thaqi e Pacolli i këkuan edhe nëjherë ministrit Membe njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Tanzania, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Në këtë kontekst, kryeministri Thaqi nëpërmjet ministrit, z.Bernard Membe i përcolli ftesën Presidentit të Tanzanisë Yakaya Kikwete për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)