11 Janar 2025

Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zimbabve të njohë Kosovën

Prishtinë, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Samitit Botëror të Paqes që po mbahen në Seul, ka pasur një takim edhe me kryeministrin e Zimambves, Morgan R. Tsvangirai.

Fokus kryesor i takimit ka qenë kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës nga Zimbabve.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit të Zimambves kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se shteti i Kosovës është njohur nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, prandaj kjo është një arsye më shumë që shtetet që ende hezitojnë, të bëjnë njohjen e shtetit më të ri të Evropës.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Ksoovë, me ç’rast kryeministri Tsvangirai dhe se i ka përcjellur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit.

Poashtu, kryeministri Tsvangirai siguroi kryeministrin Thaçi se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën për njohje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)