Kryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij serb, Ivica Daçiq
Takimi i dy kryeministrave mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Gjatë takimit pritet të bisedohet për zbatim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin është kyç, sepse nga ai varet se çka dot ë gjendet në letrën e përfaqësuese së lartë të BE Catherin Ashton dhe komisionarit të për shtrirje Shtefan Fyle.
Dëshirojmë ti përmbushim të gjitha kur është fjala për zbatimin e marrëveshjes, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se delegacioni i Serbisë do të jetë konstruktiv.
Ai ka ka cekur se tema e këtij takimi do të jetë krejt ajo mbi të cilat të dy palët nuk ia kanë dalë të bien në ujdi në takimet e grupeve të punës për zbatim.
Nuk do të jenë të gjitha temat. Duhet të merremi vesh rreth gjërave, rreth afateve të ndërlidhura për periudhën që po skadon këto ditë ose deri në fund të muajit. Për gjithë tjerat, siç janë zgjedhjet në Kosovë, do të bisedohet gjatë muajve të ardhshëm, ka thënë Daçiq.
Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi dhe koordinatori për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala.