Kryeministri Rama uron LVV dhe LDK për formimin e qeverisë së Kosovës
Tiranë, 2 shkurt - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me anë të një statusi në twitter ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në formimin e qeverisë së re së Kosovës.
"Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonëð¦ð±ð½ð°”, shkruan Rama.