Kryeministri Rama përshëndet zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës
Tiranë, 5 prill - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Rama ka deklaruar se zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës!
''Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!", ka thënë kryeministri Rama.