25 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti viziton Shqipërinë

Tiranë, 10 shkurt - Një ditë para mbërritjes në Shqipëri është publikuar axhenda e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë si Kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si dhe me Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën.

Me Ramën ai do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.

Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. "Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje.

"Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar", u shpreh Kurti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)