22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti u prit në takim nga guvernatori i Massachusetts, Charles Baker

Boston, 22 maj - Gjatë vizitës në Massachusetts, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.

Diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje e siguri.

Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 përqind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë.

Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, kryeministri Kurti përmendi edhe pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)