22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti takoi kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov

Munich, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan në Munich me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Kryeministri Kurti e përgëzoi kryeministrin Petkov për marrjen e detyrës dhe i bëri ftesë që të vizitojë Kosovën. Biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e sigurisë dhe të diversifikimit të energjisë.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qasje proaktive në bashkëpunimin rajonal dhe se e përkrah plotësisht Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, si platforma e vetme që vepron me rregulla të Bashkimit Evropian dhe sipas agjendës së Procesit të Berlinit dhe të BE-së.

U bisedua për menaxhimin e pandemisë dhe kryeministri Kurti tha se nga vendi i fundit në rajon për nga përqindja e popullatës së vaksinuar kundër COVID-19, Kosova sot renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor.

Ai e njoftoi kryeministrin Petkov për progresin në ekonomi, në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe në fusha të tjera gjatë gati një vit qeverisje.

Kryeministri bullgar e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për të shtuar bashkëpunimin.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)