Kryeministri jugkorean dorëhiqet pas tragjedisë së tragetit
Seul, 27 prill - Kryeministri i Koresë së Jugut ka dhënë dorëheqje për shkak të mangësive të treguara prej tij në ngjarjen e mbytjes së tragetit.
Chung Hong-won, kryeministër i Koresë së jugut për shkak të aksidentit detar që çoi në mbytjen e tragetit me 300 fëmijë, u ka kërkuar falje familjeve të viktimave dhe me këtë rast ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
\"Gjëja më e drejtë është të marr përgjegjësinë dhe të jap dorëheqjen\", deklaroi në një konferencë për shtyp Chung, 11 ditë pas aksidentit, një nga më të rëndët në fatkeqësitë detare të vendit.
Presidenti i Koresë së jugut gjithashtu ka pranuar menjëherë dorëheqjen e tij.