22 Dhjetor 2024

Kryeministri Johnson zotohet të mbysë regjimin e mbrapshtë të tiranit Putin

Londër, 27 shkurt - Kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua se do të mbysë regjimin e mbrapshtë të tiranit Putin, sipas thesun.co.uk.

Ai premtoi se do ta “shtrëngojë lakun” rreth regjimit të luftënxitësit, Vladimir Putin.

Kryeministri tha se “ndjenja e zemërimit dhe neverisë” mbi pushtimin e despotit të Ukrainës po përhapet shpejt.

Ai shpreson se edhe vendet e tjera do të mbështesin thirrjen e Britanisë se Madhe për të mbyllur Rusinë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT.

“Unë mendoj se duhet të përballemi me realitetin e tmerrshëm. Ndjenja e kundershtimit është e fortë mes njerëzve, madje edhe në Rusi dhe ne vendet që kanë qenë apatike, ka një ndjenjë zemërimi dhe neverie”, deklaroi ai.

“Britania e Madhe do të bëjë gjithçka për të mbështetur miqtë tanë në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë furnizime humanitare, financiare dhe ushtarake. Ne duhet të bëjmë më shumë për të aplikuar sanksione më të ashpra, duke përfshirë SWIFT-in”, shtoi ai.

Johnson premtoi se do të beje gjithashtu edhe ligje emergjente që synojnë paratë e pista që mbahen në Britanine e Madhe nga oligarkët rusë.

Ai do t’u japë agjencive të zbatimit të ligjit kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për të hetuar çështjet e tyre komplekse financiare dhe për të sekuestruar pasuritë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)