Kryeministri i ri i Serbisë betohet për Kosovën
Beograd, 28 korrik - Kryeministri i ri i Serbisë është betuar dje se Kosova duhet të mbetet brenda kufijve të shtetit të tij ndërsa tha se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet dhe të vazhdojë dialogun.
Parlamenti i Serbisë të premten në mesditë ka votuar kabinetin e ri qeveritar në krye me Ivica Dacic, lider i Partisë Socialiste dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i Slobodan Milosevic.Në ekspozenë e tij, para votimit Dacic ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se vendi i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë.
Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Serbisë dëshiron normalizimin e jetës së të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë, ka thënë ai. /albeu.com/