13 Janar 2025

Kryeministri i Italisë sot pritet të jep dorëheqjen

Romë, 14 shkurt - Kryeministri italian, Enrico Letta sot pritet të japë përfundimisht dorëheqjen e tij.

Letta po jeton orët e tij të fundit në detyrë, pasi një votim brenda partisë së tij vendosi që të mbështesë një qeveri të re, që do të udhëhiqet prej liderit të partisë, Matteo Renzit.

I zgjedhur në Prill 2013, në krye të një koalicion të gjerë qeverisë, Letta u përpoq të rezistonte deri në fund, por në votimet e mbajtura në kryesi në mungesë të tij, 132 anëtarë të partisë votuan pro-ndryshimit dhe vetëm 16 mbështetën vazhdimin e kabinetit të tij.

Dy anëtarë te tjerë te kryesisë se PD-se abstenuan. Pas votimit, Letta konfirmoi se gjatë së premtes do të vizitojë presidentin Napolitano, për t\'i paraqitur atij dorëheqjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)