Kryeministri Hoti do të takoj sot presidentin, Emmanuel Macron
Paris, 7 korrik - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar dje për në Paris, ku sot pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron.
Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.