Kryeministri Cameron falënderon Presidentin Sejdiu
Prishtinë, 24 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë një letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron, me anë të së cilës ai e falënderon Presidentin Sejdiu për letrën e urimit me rastin e zgjedhjes së Tij kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë letër, kryeministri Cameron shpreh mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe ambicien e saj për tu bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe konfirmon angazhimin për të punuar mbi progresin e bërë që nga pavarësia.