Kryeministrat e rajonit do të takohen sot në Durrës
Durrës, 27 gusht - Kryeministrat e rajonit do të mblidhen sot në një takim informal në Durrës, me temë "Integrimi i Ekonomisë Rajonale".
Qeveria e Kosoves ka bërë te ditur se Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik, që mbahet në Durrës të Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit pranë Qeverisë së Shqipërise, në këtë takim do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.