14 Janar 2025

Kroacia vazhdon përkrahjen për Kosovën

Zagreb, 22 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitën e tij në Kroaci ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Ivo Josipovic.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka falënderuar presidentin për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe e ka njoftuar me zhvillimet dhe progresin në Kosovë. Njëherësh janë pajtuar njëzëri për të vazhduar bashkëpunimin edhe më intensivisht veçmas në sferën e ekonomisë dhe tregtisë.

Pas takimit, Hoxhaj ka deklaruar se presidenti Josipovic mbetet një mik i madh i Kosovës dhe me të kanë diskutuar për të bashkërenduar dhe shtyrë përpara vendosjen e një partneriteti strategjik.

“Kisha një takim shumë të mirë me presidentin Josipovic. Presidenti kroat është një mik i madh i Kosovës ndërsa dihet që Kroacia dhe Kosova kanë një bashkëpunim pothuajse historik për disa dekada me radhë, mirëpo pas anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe pas konsolidimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran shtrohet pyetja se si të kemi një partneritet më strategjik ndërmjet vendeve tona.\"

\"Nga presidenti kroat mora mbështetje të plotë që Kroacia do ta mbështet Kosovën në agjendën integruese evropiane, në anëtarësimin në organizata dhe investitorët kroatë do të jenë më të pranishëm në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, presidenti kroat Josipovic ka konfirmuar mbështetjen duke thënë se Kroacia është në anën e Kosovës dhe do të jetë zë i fuqishëm në organizatat rajonale, evropiane e botërore.

Në kuadër të vizitës, shefi i diplomacisë kosovare ka mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kroacisë, para një numri të madh të ftuarish përfshirë ambasadorë, diplomatë, politikanë e akademikë.

Gjatë ligjëratës, Hoxhaj ka folur për integrimin evropian dhe fqinjësinë konstruktive në Evropën Juglindore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)