12 Janar 2025

Kroacia sonte bëhët vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian

Zagreb, 30 qershor - Në mesnatë, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.

Ngjarja ndodh gati dy dekada pas fundit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma.

Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.

Festa, e cila do të ndiqet nga personalitete të shumta evropiane, do të mbahet sonte në qendër të Zagrebit.

Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)