Kroacia shënoi përvjetorin e 24-të të pavarësisë
Zagreb, 16 janar - Kroacia shënoi përvjetorin e 24-të të njohjes ndërkombëtare.
Atë ditë të vitit 1992 ajo u njoh nga shtetet e BE-së si shtet i pavarur, ndërsa Gjermania, e cila bashkë me Vatikanin luajti rol kryesor në këtë proces, vendosi marrëdhënie diplomatike me të.
Më 15 janar të vitit 1992, kur shoqëria ndërkombëtare e njohu Kroacinë, në të zhvillohej Lufta Patriotike dhe pothuajse një e treta e territorit të saj ishte pushtuar nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe rebelët serbë.