Kroacia përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë
Zagreb, 25 shkurt - Ministria e jashtme e Kroacisë ka shfaqur shpresën se zbatimi i marrëveshjeve të fundit do ti kontribuoj stabilitetit rajonal.
Ministria shprehë shpresën se zbatimi i këtyre dhe i marrëveshjeve të mëparshme, do ti kontribuojnë stabilitetit rajonal, kështu që Serbisë do ti ndihmoj në arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, ndërsa Kosovës në përparimin kah integrimet evropiane, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Ministrisë së jashtme dhe të punëve evropiane të Kroacisë.
Duke i përshëndetur marrëveshjet, kjo ministri ka theksuar se Kroacia, në parimet e raporteve të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit, edhe mëtutje do ta mbështesë integrimin evro-atlantik të vendeve të rajonit.
Këto komente u bënë pasi Kosova dhe Serbia në Bruksel kanë arritur Marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe për Menaxhimin e Integruat të Kufirit.