Kroacia përkrah anëtarësimin e Bosnjës në BE
Zagreb, 22 mars - Presidenti kroat Ivo Josipoviç, i cili ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë për një vizitë zyrtare, deklaroi pak ditë më parë se Kroacia mbështet përpjekjet e Bosnjës për anëtarësimin sa më parë në Bashkim Evropian.
Gjatë një interviste mediatike, Ivo Josipovic u shpreh se Kroacia dhe Bosnja kanë pasur lidhje të ngushta ekonomiko-kulturore, duke shtuar se kjo është një arsye që Kroacia do të angazhohet për të përkrahur Bosnjën në anëtarësimin në BE.
Ndërkohë ai shtoi se pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, vendet duhet të forcojnë bashkërendimin ndërmjet tyre, duke siguruar bashkëpunime në fushën ekonomike, për të sjellë përfitime konkrete për të dyja palët.
Sipas burimeve, Kroacia pritet t\'i bashkohet BE-së më 1 korrik.