Kroacia nuk mbështet kandidaturën e Jeremiçit
Zagreb, 31 janar - Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiç ka thënë se vendi i saj nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht kandidaturën e Vuk Jeremiçit për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kandidatura e Vuk Jeremiçit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit, ka thënë Pushiç, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi. Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë.