Kroacia nuk do të tërheqë padinë ndaj Serbisë për krime lufte

Zagreb, 25 gusht - Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka thënë se vendi i saj, Kroacia nuk do të tërheqë padinë ndaj Serbisë për krime lufte.
Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë, ka thënë ajo.
Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.
Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e Fitores dhe Falenderimet e Atdheut, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit Stuhia.