Kroacia ndihmon lirinë e lëvizjes për shtetasit kosovarë
Prishtinë, 17 mars - Ambasadori i ri i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija ka siguruar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin e djeshëm se Kroacia do të lehtësojë lëvizjen e lirë për shtetasit kosovarë që kanë leje qëndrimi në shtetet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian.
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë leje qëndrimi në shtetet anëtare të zonës Shengen, mund të kalojnë transit përmes Kroacisë dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë nga 1 prilli deri me 31 tetor të këtij viti, pa pas nevojë për viza transite për Kroaci.