Kroacia heq vizat për Shqipërinë
Tiranë, 31 dhjetor - Kroacia heq vizat me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë me dije ministria e Jashtme shqiptare e cila thekson se shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Kroacisë duke filluar nga data 1 janar 2011.
Ministria e Jashtme thekson se heqja e vizave është bërë e mundur pas marrëveshjes me Kroacinë.
Kroacia i hoqi vizat me Shqipërinë edhe gjatë periudhës së verës.
Ndërkohë duke filluar nga 15 dhjetori shqiptarët lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen pas liberalizimit të vizave.