06 Janar 2025

Kroacia heq vizat për personat me viza Schengen

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Republikës së Kroacisë për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Republikën e Kroacisë.

Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kroacisë, në takimin e datës 07 Dhjetor 2011 ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Republikës së Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza.

Pra, në periudhën nga 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të :

1.      Leje Qëndrimit Schengen

2.      Vizave Uniforme Schengen  (C - dy ose shumë hyrje )

3.      Vizave afatgjata (D)

nuk do t’iu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë.

Dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)