Kroacia fton Kosovën në kremtimin e hyrjes në BE
Zagreb, 16 qershor - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar sot se në kremtimin e hyrjes së Kroacisë në BE, më 30 qershor janë ftuar të gjitha shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova.
\"Të gjithë fqinjët dhe kryetarët e tyre, ndër ta edhe kryetari serb Tomislav Nikoliq, janë të mirëseardhur, ndërsa ata që do të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe, do të kenë, jam i sigurt, knaqësi të madhe, ka thënë Josipoviq para gazetarëve në qytetin kroat, Rijekë, ka transmetuar agjencia kroate e lajmeve Hina, citon Indeksonline.
Në këtë mënyrë ai është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mosardhjen eventuale të presidentit të Serbisë, Nikoliq, në kremtë për shkak të ftesës që i është bërë Kosovës.
Josipoviq ka përsëritur se Kroacia ka rregulla të qarta dhe janë ftuar të gjitha shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova.