Krizë diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Suedisë
Stokholm, 13 mars - Vendimi i parlamentit suedez që ta njohë masakren kundër armenve në vitin 1915 si gjenocid ka shkaktuar një krizë diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Suedisë. Vendimi për këtë u miratua dje kundër vullnetit të qeverisë borgjeze me 131 vota pro dhe 130 kundër.
Reagimet nga Turqia janë të forta. Ambasadorja e Turqisë në Suedi Zergün Korutürk pohoi se është ftuar ta lëshojë Suedinë. Në një intervistë për Televizionin e Suedisë ajo tha se vendimi i parlamentit të Suedisë do të shkaktojë konsekuenca drastike në relacionet Suedi-Turqi.
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan mori vendim të enjten që ta anulojë një vizitë të tijën të planifikuar për këtë muaj. Ndërkaq presidenti turk Abdullah Gyl u shpreh se " ata që morën këtë vendim nuk janë historian ndaj edhe shprehën pak respekt për historinë".
Ministri i Suedisë për Punë me jasht, Carl Bildt ka shpreh keqardhje për vendimin e marrë në parlamentin e Suedisë pasiqë sipas tij ai mund të rrezikojë procesin pajtues në mes të Turqisë dhe Armenisë.
Njëkohësisht ambasadori i Suedisë në Turqi, Christer Asp, u ftua sot në mëngjes në departamentin e jashtëm turk për sqarime rreth vendimit të parlamentit të Suedisë.
Vendimi për ta njohur gjenocidin do të shfrytëzohet nga opozita nacionaliste turke e cila dëshiron që porcesi i pajtimit të ndërpritet me Armeninë.
Masakrat kundër armenve u bënë gjatë vitit të fundit të Perandorisë Osmane, kur kjo perandori u shkatërrua si pasojë e humbjes në Luftën e parë Botërore.
Përllogaritet që atëherë ishin vrarë afër një milion e gjysëm armenë, por edhe grupe tjera popullore si asyrian, sirian, kaldeer dhe grek pontik.