Krizë diplomatike midis Indisë dhe ShBA-së
Nju Delhi, 19 dhjetor - Arrestimi në Nju Jork i një diplomateje indiane ka rritur tensionet mes Indisë dhe Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar një krizë diplomatike.
Devyani Khobragade, 39 vjeçare, është zv-konsulle e përgjithshme të Indisë në Nju Jork. Ajo u arrestua nga policia amerikane nën akuzën e mashtrimit me vizën dhe keqtrajtim të një shërbyeseje.
Lajmi për arrestimin e saj shkaktoi një furtunë në Indi. Këshilltari i sigurimit Kombëtar Shivshankar Menon dhe zyrtarë të tjerë të lartë kërcënuan me dëbimin e diplomatëve amerikanë në Indi.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit e konsideroi normal arrestimin e diplomates Devyani Khobragade, ndërsa u sugjeroi autoriteteve indiane të kërkojë shpjegime nga policia amerikane.