Kriza qeveritare në Belgjikë nuk merr fund
Bruksel, 4 shtator Në Belgjikë gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare kanë dështuar përpjekjet për krijimin e një qeverie të re.
Kryetari i socialistëve frengjishtfolës, Elio Di Rupo, i ngarkuar nga mbreti Alberti II për t'u përpjekur për krijimin e qeverisë së re, iu lut monarkut që ta lironte nga kjo detyrë.
Alberti nuk e ka pranuar deri tani kërkesën.
Nacionalistët flamandë i kanë refuzuar deri tani propozimet e di Rupo-s për kapërcimin e grindjes për gjuhët, që po paralizon politikën.