17 Maj 2024

Kriza forcon partitë ekstremiste në Europë

Paris, 10 nëntor - Partitë ekstremiste dhe antieuropiane janë duke fituar gjithmonë e më shumë terren në Europë si rrjedhojë e krizës ekonomike.

Duke nisur nga Partia e Frontit Kombëtar e Marine le Pen, e cila sipas sondazheve mund të mundë Nicolas Sarkozy në garën për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nga Skandinavia e deri në Hungari, lëvizjet anti-emigracion, anti-BE dhe nacionaliste janë duke u fuqizuar ndjeshëm.

Sipas një studimi, janë 14 partitë e këtij lloji që po rriten vazhdimisht në të gjithë Bashkimin Europian, midis të cilëve më shqetësuese duken Partia Austriake e Lirisë dhe lëvizja ultranacionaliste e quajtur Partia Kombëtare Britanike.

Sipas një studimi të kryer midis të regjistruarve në “Facebook” në faqet e këtyre këtyre partive, zbulohet se një shumicë dërmuesve e mbështetësve të grupimeve janë meshkuj midis 20-30 vjeç, shumë prej tyre me probleme punësimi.

Është pikërisht kjo mosha më e predispozuar për të krijuar revolucione apo protesta të dhunshme, siç tregojnë dhe shembuj të pafundmë historikë.

Të pyetur nëse e shikojnë dhunën si një mundësi për të zgjidhur problemet e tyre, 26% e të anketuarve deklaruan po, ndërsa përqindja e atyre që ishin pro zgjidhjes nëpërmjet forcës ishte edhe më e lartë në Francë apo Itali, ku arrinte deri në 40%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)