10 Janar 2025

Kriza ekonomike shqetëson Serbinë më shumë se Kosova

Prishtinë, 10 prill - Gazeta zvicerane NZZ shkruan mbi gjendjen e vështirë ekonomike në Serbi. Kriza ekonomike e shqetëson elektoratin shumë më tepër se sa Kosova apo kandidatura për në BE, konstaton autori. Në vazhdim thekse nga artikulli.

\"Tadići shpreson që të mund të ngrohet përpara zgjedhësve nën diellin e suksesit të sigurimit prej Serbisë të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo sondazhet tregojnë që populli nuk i jep prioritetin më të lartë as BE-së, e cila nuk e ka aspak me ngut integrimin e Serbisë, dhe as sherrit të vazhdueshëm me Kosovën, i cili sa vjen e shkakton më pak më pak shpërthime në opinionin publik\". Më tej nga artikulli shkëpusim:

\"Si shumë më të rëndësishme duken kriza ekonomike, varfëria që po përhapet me rrëmbim dhe korrupsioni. Papunësia gjendet tashmë te 24 për qind, rritja ekonomike do të përbëjë në 2012-n sipas parashikimeve qeveritare e shumta 0,5 për qind, vrima në arkën e shtetit sa vjen e thellohet, dhe dinari serb po humb vazhdimisht në vlerë, me gjithë ndërhyrjet e bankës qendrore; të premten ai ra kundrejt euros në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.\"

Autori shkruan se për gjendjen e mjerë bëhet përgjegjëse në radhë të parë Partia Demokratike (DS). \"Në sondazhe ajo renditet pas Partisë Progresive të Serbisë (SNS). Mirëpo edhe sikur Tadići të dilte i dyti, shanset e saj (të Partisë DS) për të udhëhequr sërish qeverinë do të mbeteshin të paprekura; kjo sepse DS-ja mund t\'u drejtohet më shumë partnerëve koalicioni sesa SNS-ja, e cila në kampin kombëtar të djathtë ndesh paraprakisht në parti euroskeptike, që nuk i shkojnë mirë imazhit të ri të Nikolićit si proevropian\".

Por skepticizmi për koalicion dypartiak është rritur. Autori shkruan se:

\"të premten një menaxher i fushatës zgjedhore të DS-së e cilësoi si jorealist një koalicion të gjerë midis dy partive udhëheqëse. Me këtë prapaskenë rolin e bërësit të mbretit do ta bëjnë me gjasa sërish socialistët; ish-partia e Miloševićit ia ka bërë një herë të mundur shumicën Tadićit në 2008-n.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)