Kriza e urisë në Afrikën Lindore, takohen liderë të OKB
Romë, 25 korrik - Përballë katastrofës së urisë në Afrikën Lindore këtë të hënë mblidhen në një takim krize në Romë përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, qeverive dhe organizatave humanitare.
Në takim do të diskutohet se si mund t\'u vihet në ndihmë rreth 12 milionë njerëzve të rrezikuar nga vdekja prej urisë.
Dhjetëra mijëra kanë vdekur deri tani, bën të ditur OKB. Katastrofa e urisë u shkaktua nga thatësira më e fortë në rajon që prej 60 vjetësh.
Veçanërisht e rëndë është situata në Somali, por edhe Etiopia, Kenia, Uganda, Xhibuti dhe Sudani janë të prekur.