11 Janar 2025

Kriza e refugjatëve po e vë në rrezik zonën Shengen

Davos, 24 janar - Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se beson se kriza e refugjatëve në Evropë, po e vë në rrezik zonën Shengen të kontinentit.

Zonja Lagarde, tha sot se vala në rritje e refugjatëve në Evropë e ka sjellë marrëveshjen Shengen në një moment ekzistencial.

E pyetur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos nëse kriza e ka vënë në rrezik zonën Shengen, zonja Lagarde u përgjigj: “Po, mendoj se po”.

Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane ku qytetarët udhëtojnë pa viza.

Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Pothuajse një milionë refugjatë kanë hyrë vetëm në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)