Krimea shpall pavarësinë
Krimea, 11 mars - Kuvendi i Republikës Autonome të Krimesë dhe Këshilli i Qytetit Sevastopol miratoi deklaratën e pavarësisë nga Ukraina gjatë një seance të jashtëzakonshme të martën.
Krimea këtë vendim e mbështetë në ndjekje të shembullit të Kosovës, që në përputhje me Gjykatën Ndërkombëtare shpalli pavarësinë e saj.
Ne, anëtarët e Kuvendit të Republikës Autonome të Krimesë dhe Këshilli i Qytetit Sevastopol, bazuar në kartën e Kombeve të Bashkuara marrim në konsideratë konfirmimin e statusit të Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik të vitit 2010, e cila thotë se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga një pjesë e vendit nuk shkel asnjë normë ndërkombëtare.
Nëse në referendumin e planifikuar më 16 mars votohet në favor të shkëputjes nga Ukraina, atëherë Krimea do të shpallet një republikë e pavarur dhe autonome, sipas një deklarate për shtyp nga parlamenti.
78 prej 100 anëtarëve të parlamentit votuan në favor të deklaratës, duke hapur rrugën për referendumin e ardhshëm për tu bashkuar me Rusinë