Krihbaum: Serbia të përmisojë marrëdhëniet me Kosovën
Berlin, 20 shkurt - Kryetari i Këshllit të çështjeve evropiane të Bundestagut gjerman Gynter Krihbaum është shprehur se një nga kushtet që duhet të përmbushë Serbia për të marrë datën e negociatave me BE-në, është edhe përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën.
Në një intervistë për gazetën Veçernje novosti, Krihbaum ka theksuar se si anëtarë të Bundestagut nuk mund të vlerësojnë nëse janë përmbushur ato kushte,sepse kjo i takon Komisionit Evropian.
Në prill komisioni do të publikojë raportin e progresit të Serbisë në raport me Kosovën. Duhet të presim këtë dokument për të parë se cilat do të jenë hapat e tjerë, ka thënë zyrtari gjerman.