29 Prill 2024

Kreyministrja Kosor në Kosovë

Zagreb, 14 gusht - Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, do të vijë më 24 gusht në Kosovë, në vizitën e parë të një kryeministre kroate që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, njoftoi kabineti i saj, duke theksuar prirjen e Zagrebit për integritetin territorial të Kosovës.


\"Qeveria kroate do të vazhdojë të nxisë një politikë të bashkërenduar me aleatët tanë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian\", bëri të ditur qeveria kroate në një komunikatë.


\"Është fjala të mbështesim paqen dhe stabilitetin e Kosovës, respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe të integritetit territorial të Kosovës\", vazhdoi i njëjti burim.


Kjo vizitë në Prishtinë e Kosor, e cila do të takohet me homologun kosovar, Hashim Thaçi, përkon me një rritje së fundmi të tensioneve në veri të Kosovës, me shumicë serbe.


Kjo krahinë ka qenë arenë e tensioneve të forta që prej 25 korrikut kur qeveria e Kosovës u përpoq të vendoste dogana dhe policë që varen nga autoriteti i saj në dy pika kufitare me Serbinë, duke respektuar një embargo për importin e produkteve serbe, e dekretuar pesë ditë më parë.


Kryeministrja kroate do të marrë pjesë në Prishtinë në një forum ekonomik ku ajo do të mbajë fjalën e hapjes dhe ku do të marrin pjesë biznesmenë kroatë dhe kosovarë. Ajo do të takohet gjithashtu me anëtarë të një kontingjenti prej rreth 20 ushtarakësh kroatë të dislokuar në forcën e NATO-s në Kosovë, KFOR.


Kroacia e njohu pavarësinë e Kosovës në mars 2008, një muaj pas shpalljes së saj të njëanshme nga autoritetet e Prishtinës, gjë që shkaktoi zemërimin e Beogradit.


Që atëherë, Zagrebi dhe Prishtina kanë vendosur marrëdhënie normale.