Krerët e Serbisë diskutojnë platformën për Kosovën
Beograd, 24 tetor - Presidenti i Serbisë Timosllav Nikoliç pritet të takohet sot me bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar në lidhje me platformën që do të paraqesin në dialogun me Kosovën.
Presidenti Nikoliç, pritet të përcaktojë sot kahet e dialogut politik me Prishtinën, që do të fillojë nga mesi i muajit nëntor.
Në kabinetin e presidentit Nikoliç nuk është konfirmuar zyrtarisht për takimin, por bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Ivica Dacic, i kanë thënë gazetës Novosti se sipas të gjitha gjasave takimi do të mbahet sot.
Lidhur me përmbajtjen e planit për Kosovën që do të jetë bazë për ekipin negociator serb në dialog, Nikoliç do të duhej të informojë kryeministrin Ivica Daçiç, zëvendëskryeminisitrin Aleksandar Vuçiç, dhe ministrin e ekonomisë Mlladjan Dinkic.
Gjithashtu pritet që në takim të marrë pjesë edhe shefi i Zyrës serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin, i cili para disa ditësh ka zhvilluar një vizitë në Neë York.
Ndërkohë kryetari i këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë deklaroi se platforma për bisedime nuk përmban asgjë sensacionale as nuk do të ofrojë ndonjë zgjidhje e cila nuk është parë ndonjëherë por mesazhi themelor i saj do të jetë se mund të pranohet çdo marrëveshje në kuadër të kufijve të pranuar ndërkombëtarisht.